Rashiq zëvendësohet nga Vukmiroviq bëhet u.d i ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga zyra për media e kryeministrit në detyrë. I lindur në Mitrovicën…

Lajme

11/10/2025 15:32

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka caktuar zëvendësministrin e deritanishëm për Komunitete dhe Kthim, Nenad Vukmiroviq, ushtrues të detyrës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga zyra për media e kryeministrit në detyrë.

I lindur në Mitrovicën e veriut në prill të vitit 1979, Nenad Vukmiroviq me profesion është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës dhe informatikës. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Mitrovicën e veriut. Më parë ka qenë edhe Drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së veriut.

Nenad Rashiq të premten u zgjodh nënkryetar i parlamentit nga radhët e komunitetit serb.