Në këtë orë pritet të votojë nesër Memli Krasniqi dhe kandidatët për kryetarë komunash nga PDK-ja

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar rreth orarit se kur do të votojë kryetari i PDK-së dhe kandidatët për kryetarë komunash nga ky subjekt politik. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”. Kurse, Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës voton në…

Lajme

11/10/2025 15:24

Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar rreth orarit se kur do të votojë kryetari i PDK-së dhe kandidatët për kryetarë komunash nga ky subjekt politik.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina”.

Kurse, Uran Ismaili, kandidat për kryetar të Prishtinës voton në orën 09:00, në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj voton në orën 11:00 në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

Ndërkaq, Arian Tahiri kandidat për kryetar të Mitrovicës, voton në orën 10:00 në Shkollën Fillore “Trepça”.

Me Agim Aliun, kandidat për kryetar të Ferizajt, i cili voton në orën 11:00 në Shkollën Fillore “Pavarësia”, në Balaj

Koha dhe vendvotimet e kandidatëve të PDK-së për kryetarë të komunave:

  1. Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt voton në orën 09:00, në Gjimnazin “Hamëz Jashari”
  2. Petrit Hajdari, kandidat për kryetar të Drenasit voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Rilindja”, në Dobroshec
  3. Ferit Idrizi, kandidat për kryetar të Vushtrrisë voton në orën 09:00, në Shkollën “Mustafë Venhari”
  4. Mehmet Ballazhi, kandidat për kryetar të Hanit të Elezit voton në orën 10:00 në Shkollën Fillore “Ilaz Thaçi”
  5. Arta Vokshi Nallbani, kandidate për kryetare të Pejës voton në orën 12:00, në Universitetin “Haxhi Zeka”
  6. Sokol Bashota, kandidat për kryetar të Klinës, voton në orën 13:00, në Shkollën Fillore “Esad Mekuli”, në Caravik
  7. Shaban Shabani, kandidat për kryetar të Dragashit, voton në orën 11:00, në Shkollën Fillore “28 Nëntori”, në Brodosan
  8. Shukri Buja, kandidat për kryetar të Lipjanit voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Nezë Bujani”, në Bujan
  9. Përparim Ramusa, kandidat për kryetar të Shtimes voton në orën 08:00, në shkollën e fshatit Davidoc
  10. Rrahim Tërnava, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës voton në orën 09:00, në Shkollën Fillore “Mihal Grameno”
  11. Isak Shabani, kandidat për kryetar të Podujevës voton në orën 11:00 në Shkollën Fillore “Zahir Pajaziti”, në Orllan
  12. Riad Rashiti, kandidat për kryetar të Gjilanit voton në orën 10:00 në Shkollën Fillore “Abdullah Tahiri”
  13. Bekim Azizi, kandidat për kryetar të Vitisë voton në orën 11:00, në Shkollën Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë
  14. Jona Arifi, kandidate për kryetare të Kamenicës voton në orën 11:00, Shkollën Fillore “Rexhep Mala”, në Topanicë
  15. Gëzim Krasniqi, kandidat për kryetar të Malishevës voton në orën 10:00, në Gjimnazin “Hamdi Berisha”
  16. Edon Cana, kandidat për kryetar të Rahovecit voton në orën 10:00, në
  17. Ervin Shabani, kandidat për kryetar të Gjakovës voton në orën 09:00, në Shkollën Fillore “Fan Noli”, në Dujakë
  18. Ali Nimanaj, kandidat për kryetar të Istogut voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Mehmet Akif”, në Shushicë
  19. Jetmir Prekalla, kandidat për kryetar të Decanit voton në orën 11:00, në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Carrabreg
  20. Fatos Shala, kandidat për kryetar të Junikut voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Edmond Hoxha”
  21. Dardan Berisha, kandidat për kryetar të Suharekës voton në orën 10:30, në Shkollën Fillore “Migjeni”, Gjinoc
  22. Nysret Kelmendi, kandidat për kryetar të Obiliqit voton në orën 11:00 në Shkollën Fillore “Migjeni”, në Sibofc
  23. Izmir Zeqiri, kandidat për kryetar të Zubin Potokut voton në orën 11:00, në Shkollën Fillore “Osman Rama”, në Çabër
  24. Flutura Hamza, kandidate për kryetare të Mitrovicës së Veriut voton në orën 10:00, në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit, në Lagjen e Boshnjakëve
  25. Ilir Peci, kandidat për kryetar të Zveçnit voton në orën 10:00, në Shkollën Fillore “Isa Boletini”, në Zhazhë
  26. Shaqir Hetemi, kandidat për kryetar të Leposaviqit voton në ////
  27. Garip Sahiti, kandidat për kryetar të Shtërpcës voton në orën 11:00, në Shkollën Fillore “Razim Cokli”, në Brod
  28. Selatin Nuhiu, kandidati për kryetar të Novobërdës voton në orën 10:30, në Shkollën Fillore “Asdreni”, në Llabjan.