Demiri me ambasadorin amerikan në Jerusalem: Folëm për partneritetin e fuqishëm me SHBA dhe thellimin e bashkëpunimit me Izraelin

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Demiri ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Izraelin.…

Lajme

10/10/2025 23:58

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Demiri ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me Izraelin.

“Ishte nder i veçantë të takohesha me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Diskutuam për partneritetin e fortë mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe mënyrat për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin. Populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen e përhershme të Amerikës”, ka shkruar Demiri.