KQZ-ja akrediton edhe 28 medie vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur mbledhjen e radhës sot ku ka marrë vendim për akreditimin e 28 medieve vendore dhe ndërkombëtare pë vëzhgimin e zgjedhjeve lokale. KQZ-ja tha se akreditimi u bë me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike. “Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor…

Lajme

10/10/2025 18:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur mbledhjen e radhës sot ku ka marrë vendim për akreditimin e 28 medieve vendore dhe ndërkombëtare pë vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

KQZ-ja tha se akreditimi u bë me rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni të gjitha mediet që u akredituan sot nga KQZ-ja:

Mediat vendore

  1. RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues;
  2. Radio KM, 5 vëzhgues;
  3. TV Most DOO, 13 vëzhgues;
  4. Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues;
  5. TV Gracanica, 9 vëzhgues;
  6. Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues;
  7. Raporto24.com, 1 vëzhgues;
  8. Radio Kim, 6 vëzhgues;
  9. GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues;
  10. Alternativna, 1 vëzhgues;
  11. TV Herc, 9 vëzhgues;
  12. Vendi Sot, 1 vëzhgues;
  13. Expose Media, 7 vëzhgues;
  14. Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues;
  15. E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues;
  16. Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues;
  17. R Media L.L.C., 2 vëzhgues;

 Mediat ndërkombëtare:

  1. PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues;
  2. Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues;
  3. Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues;
  4. Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues;
  5. VideoPlus doo, 2 vëzhgues;
  6. Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues;
  7. Danas, 1 vëzhgues;
  8. Insajder televizija, 2 vëzhgues;
  9. Nina Media Kliping, 1 vëzhgues;
  10. Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe
  11. MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.