Rashiq optimist se do votohet për nënkryetar: Nëse vjen radha ime, unë do të kandidoj – besoj është e mundshme!

Deputeti serb, Nenad Rashiq është shprehur optimist se mund të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai tha edhe pse nuk ka parë ndryshim të qasjes nga partitë shqiptare, beson se është e mundshme që të votohet, transmeton lajmi.net. “Nuk varet prej meje sa i përket votave. Nëse vjen radha ime, besoj se jam një…

Lajme

10/10/2025 10:07

Deputeti serb, Nenad Rashiq është shprehur optimist se mund të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai tha edhe pse nuk ka parë ndryshim të qasjes nga partitë shqiptare, beson se është e mundshme që të votohet, transmeton lajmi.net.

“Nuk varet prej meje sa i përket votave. Nëse vjen radha ime, besoj se jam një politikan i përgjegjshëm, nëse më votojnë mua, normal që do të marr detyrën. Nuk e di se si do të shkoj procesi. Nëse vjen radha ime, unë do të kandidoj.”

“Nuk kam biseduar. Herën e fundit kur kushtet kanë qenë të pjekura për një votim të tillë, nuk ka ndodhur. Nuk e kam parë që partitë shqiptare kanë ndryshuar qasje. Besoj se është e mundshme, siç e tha vendimi i gjykatës, i detyron një një formë që secili me votu. Kam shpresë se do të ndodh.”

Sa i përket audio-incizimeve që janë publikuar ku ai është i përfshirë, Nenad Rashiq tha se në ora 13:00 ka konferencë për media për këtë temë, ku do të shpjegoj të gjithat. /lajmi.net/