Mustafa i PDK-së thumbon Muratin e VV-së: Besimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në Uranin po duket që e ka trazu Vetëvendosjen!

Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa me anë të një postimi ka kritikuar ministrin në detyrë, Hekuran Murati. Në postimin e tij, Mustafa ka kërkuar që të pyetet Murati se ku janë mbi 600 milionë euro të BE-së që nuk po i merr Kosova për shkak të sanksioneve, transmeton lajmi.net. Këtë postim e bëri, Mustafa për…

Lajme

08/10/2025 13:50

Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa me anë të një postimi ka kritikuar ministrin në detyrë, Hekuran Murati.

Në postimin e tij, Mustafa ka kërkuar që të pyetet Murati se ku janë mbi 600 milionë euro të BE-së që nuk po i merr Kosova për shkak të sanksioneve, transmeton lajmi.net.

Këtë postim e bëri, Mustafa për shkak që VV ka filluar një fushatë orkestruar kundër kandidatit të PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili që po flitet se mund të hyjë në balotazh para kandidatit të VV-së, Hajrulla Çeku.

“Besimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në Uranin po duket që e ka trazu Vetëvendosjen!”, shkroi Mustafa ndër të tjera.

Postimi i plotë:

A mundet me pyet dikush Hekuran Muratin ku janë mbi 600 milionë euro të BE-së që nuk po i marrim për shkak të sanksioneve?!
Besimi i madh i qytetarëve të Prishtinës në Uranin po duket që e ka trazu Vetëvendosjen!
Ministrit të qeverisë që e ka vendosë Kosovën nën sanksione të BE-së dhe që në çdo hap e ka shkelë Kushtetutën, i paska ra në mend me pyet Uran Ismajlin për disa ligje në Gjykatën Kushtetuese.
Urani është oferta më e mirë që e ka pasë ndonjëherë Prishtina dhe, pa dyshim, edhe Kryetari i ardhshëm i saj./lajmi.net/