Policia e Kosovës me super-arritje, Njësia Speciale hy në finalen e garave “King Challenge” në Jordani

Policia e Kosovës ka arritur që të korr edhe një sukses fantastik në kuadër të garave të cilat po zhvillohen në Amman të Jordanisë. Policia e Kosovës, më saktësisht zyrtarët policorë të Njësive Speciale po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të Njësive Elitare Policore/ Ushtarake të shteteve të ndryshme. Këtë vit pjesëmarrës janë 38…

Lajme

08/10/2025 10:27

Policia e Kosovës ka arritur që të korr edhe një sukses fantastik në kuadër të garave të cilat po zhvillohen në Amman të Jordanisë.

Policia e Kosovës, më saktësisht zyrtarët policorë të Njësive Speciale po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të Njësive Elitare Policore/ Ushtarake të shteteve të ndryshme.

Këtë vit pjesëmarrës janë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

“Në këtë garë njësitet elite policore si dhe ato ushtarake po garojnë në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës, si gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe pjesë tjera të ushtrimeve të natyrës së kësaj fushe të operimit policor/ushtarak”,thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu u theksua se policia po tregon profesionalizëm dhe rezultateve pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndërkombëtare.

Ekipi i Policisë së Kosovës ka arritur të futet në pjesën finale të garave e cila është “King Challenge”, ku pjesëmarrës në këtë fazë do të jenë 15 ekipet më të suksesshme të kësaj gare./Lajmi.net/