Temokosi fillon ngrohjen 8 ditë para afatit të zakonshëm
Ndërmarrja Publike “Termokos” SH.A, ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, bashkë me KEK-un, ka filluar të marrë energji termike për të nisur sezonin ngrohës 2025/26. Termokos ka njoftuar se kjo po bëhet për herë të parë në ekzistimin e ndërmarrjes, për shkak të motit të keq dhe në harmoni të plotë me ligjet në…

Lajme
Ndërmarrja Publike “Termokos” SH.A, ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, bashkë me KEK-un, ka filluar të marrë energji termike për të nisur sezonin ngrohës 2025/26.
Termokos ka njoftuar se kjo po bëhet për herë të parë në ekzistimin e ndërmarrjes, për shkak të motit të keq dhe në harmoni të plotë me ligjet në fuqi, përkatësisht me rregulloren e ZRrE-së për furnizim me energji.
“NP “Termokos” dhe KEK-u po hyjnë në sezonin e 10-të bashkëpunimit të suksesshëm, përmes të cilit po sigurohet një furnizim i qëndrueshëm dhe cilësor për mbi 25 mijë konsumatorë. Duke qenë se sistemi i ngrohjes është shumë kompleks dhe delikat, procesi i fillimit të operimit do të zhvillohet me kujdes të shtuar, duke e ngritur gradualisht kapacitetin e pranimit dhe shpërndarjes së energjisë termike. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ngase nevojiten disa orë derisa ngrohja të arrijë në radiatorët e tyre”, ka njoftuar Termokos.
Njoftimi i plotë: