100 euro për studentët, Hykmete Bajrami: Blerje e votës nga Vetëvendosje
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët. E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se me VV me ndarjen e 26 milionë euro për studentët, po tenton të blejë votë. Bajrami ka thënë se Prokuroria…

Lajme
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.
E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se me VV me ndarjen e 26 milionë euro për studentët, po tenton të blejë votë.
Bajrami ka thënë se Prokuroria duhet t’i nxjerrë nga zyra uzurpatorët që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Ndërsa ka pohuar se kjo është një skemë e korrupsionit publik.
“26 milionë Euro, kostoja e blerjes së votës nga ana e LVV-së. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpator që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit me 12 tetor”, ka thënë Bajrami. .