Përurohet busti i heroit Yll Morina, Haradinaj s’i mban lotët: Ishte ndër të parët që u rreshtua në UÇK, u bë frymëzim

Sot në Gjakovë, është bërë përurimi i bustit të heroit Yll Morina, në shenjë të nderimit për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës. Zbulimi i bustit u bë nga nëna e Yll Morinës, Drita, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e kryetari i komunës, Ardian Gjini. Haradinaj që s’mundi t’i mbajë lotët…

Lajme

07/10/2025 13:49

Sot në Gjakovë, është bërë përurimi i bustit të heroit Yll Morina, në shenjë të nderimit për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

Zbulimi i bustit u bë nga nëna e Yll Morinës, Drita, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Haradinaj që s’mundi t’i mbajë lotët gjatë cermonisë së zbulimit të bustit, vlerësoi lartë kontributin e Morinës, të cilin e cilësoi edhe si frymëzim për të rinjtë në radhët e UÇK-së.

“Duke qenë ndër të parët që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina u bë shpejt frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës, të cilët iu bashkuan luftës kundër armikut dhe e çuan deri në fund idealin e popullit për liri”, tha aj.

“Sot, iu bashkova kryetarit Ardian Gjini, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve, në përurimin e bustit të heroit Yll Morina, në shkollën që me krenari mban emrin e tij, në Gjakovë. Një nderim i denjë për guximin dhe sakrificën sublime të këtij heroi për atdheun. I pavdekshëm në kujtimin e brezave, krenari e Gjakovës, e Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve. Lavdi e përjetshme!”, shtoi ndër tjera Haradinaj.