​Ortek në Slloveni, dy kroatë të zhdukur – i treti gjendet pa shenja jete

Një ortek bore goditi sot majën Tosca në Alpet Juliane të Sllovenisë, duke varrosur tre alpinistë kroatë. Gjatë operacionit të vështirë të kërkim-shpëtimit, një alpinist u gjet pa shenja jete, raporton 24ur.com. Dy alpinistë janë ende të zhdukur, por kërkimi është pezulluar për momentin për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme, raporton KosovaPress. Mali Vodnik…

Lajme

05/10/2025 19:29

Një ortek bore goditi sot majën Tosca në Alpet Juliane të Sllovenisë, duke varrosur tre alpinistë kroatë.

Gjatë operacionit të vështirë të kërkim-shpëtimit, një alpinist u gjet pa shenja jete, raporton 24ur.com.

Dy alpinistë janë ende të zhdukur, por kërkimi është pezulluar për momentin për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme, raporton KosovaPress.

Mali Vodnik ndodhet në 1.817 metra mbi nivelin e detit, pak më poshtë se Planik (2.408 metra), nën shkëmbin jugor Trigllav.

Kërkimi për dy alpinistët e zhdukur do të vazhdojë të hënën në mëngjes.