Mbahet testi me shkrim në fushën penale për kandidatët për prokurorë të rinj të shtetit

Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur sot testin me shkrim nga fusha penale për rekrutimin dhe emërimin e 21 prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës. Procesi për emërimin e prokurorëve të rinj bazohet në Rregulloren numër 02/2022 për Rekrutimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kujtojmë se Këshilli Prokurorial i…

Lajme

05/10/2025 17:47

Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur sot testin me shkrim nga fusha penale për rekrutimin dhe emërimin e 21 prokurorëve të rinj në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Procesi për emërimin e prokurorëve të rinj bazohet në Rregulloren numër 02/2022 për Rekrutimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kujtojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte publikuar rezultatet e testit kualifikues, ku sipas rezultateve 138 kandidatë kanë kaluar me sukses testin kualifikues, 190 nuk e kanë kaluar, ndërsa 8 prej tyre figurojnë si të diskualifikuar dhe 1 kandidat ka abstenuar.

Sipas Rregullores, testi me shkrim përfshinë një rast praktik nga e drejta penale që reflekton pjesën procedurale dhe materiale. Në këtë fazë, kandidati mund të mbledh në maksimum 50 pikë nga rezultati përfundimtar i procesit të rekrutimit.

Pas përfundimit të testit me shkrim për kandidatët e suksesshëm, vijohet me fazën e intervistimit me gojë pranë komisionit.

Komisioni përekrutim ka këtë përbërje:

Ardian Hajdaraj-kryesues i Komisionit;

Arian Gashi– anëtar;

Dardan Vuniqi– anëtar;

Bahri Hyseni– anëtar;

Florije Shamolli– anëtare.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar pjesën e parë të testimit- testin kualifikues.

Gjithashtu, IKD po monitoron edhe pjesën e testit me shkrim, pas pranimit të ftesës për monitorim ditën e premten nga kryesuesi i Komisionit- Hajdaraj