Çitaku: Relacioni mes Kosovës dhe ShBA-së është degraduar

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka komentuar raportet mes dy vendeve. Çitaku tha se është për dhembshuri sa shumë është degraduar, sipas saj, relacioni Kosovë-ShBA, transmeton Klankosova.tv. “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë, kanë arritur që të krijojnë miqësi me ShBA-në dhe NATO-n, dhe kanë arritur…

Lajme

04/10/2025 13:13

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka komentuar raportet mes dy vendeve.

Çitaku tha se është për dhembshuri sa shumë është degraduar, sipas saj, relacioni Kosovë-ShBA, transmeton Klankosova.tv.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë, kanë arritur që të krijojnë miqësi me ShBA-në dhe NATO-n, dhe kanë arritur që aleancën më të fuqishme në botë ta sjellin në anën tonë. Atje e sheh sa i veçantë është natyra e relacionit mes Kosovës dhe ShBA-së. Ne jemi vend shumë i vogël, bota është shumë e madhe, edhe sikur të ishim shumë të zhvilluar e të përparuar në aspektin ekonomik, sërish jemi të vegjël me atë që ka në botë”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.

“Dhe duke qenë në këtë kontekst që jemi, me arritë me e pasë ShBA-në prapa vetes, është një e arritur e jashtëzakonshme. Por flas tash jo si zyrtare politike, deputete apo diçka tjetër, por po flas si një shqiptare që e do këtë vend, më dhemb jashtëzakonisht shumë kur e shoh sa ka degraduar relacioni mes Kosovës dhe ShBA-së. Unë kam qenë 7 vjet në ShBA dhe nuk ka ndodhur asnjëherë të kalojë viti pa pasur vizita të nivelit të lartë”, tha Çitaku në Klan Kosova.