Arrestohet në Rusi, Boris Volfman, i dyshuar për trafikim me organe edhe në Kosovë, gjendej në listën e INTERPOL-it

Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një klinikë që kishte funksionuar në Kosovë vite më parë. Volfman ka qenë në listën e Interpolit i kërkuar nga Rrusia, shkruan Metro.co.uk. Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg…

Bota

04/10/2025 11:31

Autoritetet ruse kanë ndaluar 40 vjeçarin Boris Volfman, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në trafikim të organeve njerëzore, përfshirë edhe një klinikë që kishte funksionuar në Kosovë vite më parë.

Volfman ka qenë në listën e Interpolit i kërkuar nga Rrusia, shkruan Metro.co.uk.

Ai mund të përballet me deri në 15 vjet burg pasi u deportua nga Turqia, sipas raportimeve.

Volfman është akuzuar për drejtimin e një rrjeti trafikimi organesh që shtrihet përtej Atlantikut nga Kosta Rika në Kosovë.

I njëjti ishte ndaluar më parë në Turqi me dyshimin se kishte kërkuar të merrte organe nga refugjatët e varfër sirianë dhe t’ua jepte klientëve të pasur.

Volfman ishte arrestuar vite më parë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe në Izrael.