E mitura në Vushtrri kapet me foto të armës në telefon – Policia po heton rrethanat e rastit
Gjatë hetimeve për një rast tjetër penal në Vushtrri, autoritetet kanë zbuluar një element shtesë që mund të përbëjë vepër penale. Gjatë intervistimit të një të dyshuareje të mitur, femër kosovare, në lidhje me një rast të dhunimit, është hasur një fotografi në telefonin e saj ku ajo shihet duke mbajtur një armë, raporton lajmi.net…

Lajme
Gjatë hetimeve për një rast tjetër penal në Vushtrri, autoritetet kanë zbuluar një element shtesë që mund të përbëjë vepër penale.
Gjatë intervistimit të një të dyshuareje të mitur, femër kosovare, në lidhje me një rast të dhunimit, është hasur një fotografi në telefonin e saj ku ajo shihet duke mbajtur një armë, raporton lajmi.net
Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor rreth orës 15:00. Gjatë kontrollit të telefonit të saj, si pjesë e procedurës hetimore, hetuesit kanë gjetur imazhin që ngriti dyshime për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
E mitura është marrë në pyetje në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, por ka vendosur të mbrohet në heshtje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim./Lajmi.net/