Votimi i diasporës përmes postës, KQZ publikon udhëzimet hap pas hapi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzime për procedurat e votimit të diasporës përmes postës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas njoftimit, brenda zarfit që votuesit do të pranojnë nga KQZ-ja gjenden udhëzuesi për votim, fletëvotimet, zarfi i fshehtësisë, zarfi kthyes dhe shiriti mbyllës. Pas plotësimit të fletëvotimeve, votuesit udhëzohen të palosin fletëvotimet…

Lajme

03/10/2025 18:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzime për procedurat e votimit të diasporës përmes postës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas njoftimit, brenda zarfit që votuesit do të pranojnë nga KQZ-ja gjenden udhëzuesi për votim, fletëvotimet, zarfi i fshehtësisë, zarfi kthyes dhe shiriti mbyllës.

Pas plotësimit të fletëvotimeve, votuesit udhëzohen të palosin fletëvotimet dhe t’i vendosin në zarfin e fshehtësisë, më pas ta mbyllin atë. Zarfi i fshehtësisë vendoset më pas brenda zarfit kthyes.

Hapi tjetër është vendosja e dëftesës së regjistrimit, e cila pranohet përmes e-mailit, brenda zarfit kthyes. Më pas, zarfi mbyllet me kujdes dhe vendoset shiriti mbyllës.

Si hap i fundit, votuesit duhet të vendosin pullën postare të shtetit ku jetojnë dhe të dorëzojnë zarfin në postë.