Bajrami publikon raportin e Bankës Botërore: Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas një raporti të Bankës Botërore që i shkatërron propagandat rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në një postim, Bajrami shkruan se “Kosova është vendi i parë në botë për nga…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas një raporti të Bankës Botërore që i shkatërron propagandat rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Në një postim, Bajrami shkruan se “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë”, duke e paraqitur këtë si një goditje ndaj politikave propagandistike që glorifikojnë “lulëzimin ekonomik” në vend, transmeton lajmi.net.
“Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?” ka thënë Bajrami, duke sfiduar pretendimet e qeverisë rreth suksesit ekonomik./lajmi.net./