Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa ishte nisur për në punë me motoçikletë në ShBA, ka vdekur në moshën 19-vjeçare, bëri të ditur një familjar i tij. Sipas një fondi të hapur në faqen “Go Fund Me” për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit, Kayden mbushi 19 vjet para pak ditësh, më 19…

Lajme

01/05/2026 20:16

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa ishte nisur për në punë me motoçikletë në ShBA, ka vdekur në moshën 19-vjeçare, bëri të ditur një familjar i tij.

Sipas një fondi të hapur në faqen “Go Fund Me” për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit, Kayden mbushi 19 vjet para pak ditësh, më 19 prill. Ai ishte nisur nga shtëpia për në punë me motoçikletë, por një vozitës i kishte dalë në rrugë me veturën e tij dhe ishte përplasur drejtpërdrejt me të, thuhet në përshkrim.

Në fond ishin mbledhur mbi 56 mijë dollarë.

Aty thuhet se helmeta e të riut ishte thyer nga forca e përplasjes dhe motoçikleta ishte përfshirë nga flakët.

Gjatë qëndrimit në spital këtë javë, në përshkrim thuhet se mjekët kishin thënë se zemra e të riut po punonte me ndihmën e pajisjeve mjekësore dhe mund të përballej me dështim të funksionimit të organeve së shpejti.

“InshaAllah për Xhenet, djali i mixhës. Na e këpute zemrën” – shkroi një familjar i Kaydenit në rrjetin “Facebook”.