Reshjet e borës bllokojnë një person me bagëtitë e tij në bjeshkët e Istogut

Një person raportohet të ketë mbetur i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në një nga  bjeshkët e Istogut. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi deklaroi se sapo kanë marrë informacionin për rastin dhe menjëherë janë drejtuar në Kuvedin Komunal. “Policia e ka kuptuar përmes…

Lajme

03/10/2025 12:53

Një person raportohet të ketë mbetur i bllokuar së bashku me bagëtitë e tij në një nga  bjeshkët e Istogut.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se sapo kanë marrë informacionin për rastin dhe menjëherë janë drejtuar në Kuvedin Komunal.

“Policia e ka kuptuar përmes rrjeteve sociale për rastin, dhe menjëherë është nisur për Kuvendin Komunal të Istogut, ku edhe është njoftuar drejtori për Emergjenca. Ekipet emergjente tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ndryshe në Kosovë dje filluan reshjet e borës në thuajse secilën komunë dhe jo vetëm në zonat e thella të fshatrave e ato malore, por edhe në qytete.

Kësisoj në vjeshtën e hershme vendi ynë u mbulua nga bora./Lajmi.net/