Lisi bie në parkun e qytetit në Suharekë – Dëme materiale në disa vetura
Një lis është thyer sot në parkun e qytetit të Suharekës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të borës që kanë përfshirë rajonin gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, lisi i rrëzuar ka rënë mbi disa vetura që ndodheshin të…

Lajme
Një lis është thyer sot në parkun e qytetit të Suharekës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pas rënies së temperaturave dhe reshjeve të borës që kanë përfshirë rajonin gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, lisi i rrëzuar ka rënë mbi disa vetura që ndodheshin të parkuara afër parkut. Pamjet janë publikuar nga ‘Suhareka Online’.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të dukshme dhe hetimet rreth ngjarjes janë duke vazhduar.
Autoritetet lokale pritet të bëjnë vlerësimin e rrezikut nga drunjtë e tjerë në zonë, ndërsa qytetarët janë ftuar të kenë kujdes të shtuar, sidomos në kushtet e motit të keq që po mbretëron në vend./lajmi.net/