Vështirësi në qarkullim shkaku i borës në disa zona të Kosovës, bien edhe drunj në rrugë

Reshjet e borës që nisën pasditen e 2 tetorit, kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim në disa prej akseve rrugore të Kosovës. Ekipet e emergjencës dhe autoritetet kompetente thonë se kanë dalë tanimë në teren për të pastruar rrugët, por përveç borës pengesës paraqesin edhe drunjtë e rrëzuar në disa segmente. Një problem iu…

Lajme

03/10/2025 10:32

Reshjet e borës që nisën pasditen e 2 tetorit, kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim në disa prej akseve rrugore të Kosovës.

Ekipet e emergjencës dhe autoritetet kompetente thonë se kanë dalë tanimë në teren për të pastruar rrugët, por përveç borës pengesës paraqesin edhe drunjtë e rrëzuar në disa segmente.

Një problem iu është shfaqur qytetarëve që lëvizin nga Gjilani për në Preshevës dhe anasjelltas, ku drunjtë janë rrëzuar dhe kanë bllokuar rrugën derisa autoritetet kanë paralajmëruar se vetëm veturat e vogla mund të qarkullojnë.

E probleme të ngjashme u shfaqën në rrugën Pejë-Kullë, ku përpos borës dhe mjegullës u kufizua qarkullimi vetëm për automjetet e vogla.

Ndërkohë, në aksin Prishtinë–Mutivodë, rruga mbetet e kalueshme, por me vështirësi të mëdha.

Nga Policia e Kosovës është bërë apel që shoferët të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, si shkak i kushteve atmosferike./Lajmi.net/

                             Dragash

Gjilan-Preshevë

            Prishtinë