Policia në Pejë shqipton mbi 1300 tiketa për një javë – Sekuestron motoçikleta dhe patenta shoferi
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësitit të Trafikut, ka shqiptuar 1,326 tiketa trafiku gjatë periudhës nga 26 shtator deri më 2 tetor 2025. Gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar 7 motoçikleta dhe janë konfiskuar 45 patenta shoferi, si pjesë e masave të ashpra ndaj kundërvajtjeve në komunikacion, transmeton lajmi.net. Policia…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësitit të Trafikut, ka shqiptuar 1,326 tiketa trafiku gjatë periudhës nga 26 shtator deri më 2 tetor 2025.
Gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar 7 motoçikleta dhe janë konfiskuar 45 patenta shoferi, si pjesë e masave të ashpra ndaj kundërvajtjeve në komunikacion, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle intensive në terren, duke theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë qytetarët./lajmi.net/