Nga Barduani tek Ulutash – Nga nesër KFOR-i bëhet me komandant të ri
Në Kampin “Film City” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia simbolike e inaugurimit të mburojës dhe ngritjes së flamurit të KFOR-it, në kuadër të përgatitjeve për ndërrimin zyrtar të komandës më 3 tetor 2025. Ngjarja u zhvillua në sheshin “Sir Michael Jackson”, që mban emrin e komandantit të parë të KFOR-it, dhe shënoi vazhdimësinë e…

Lajme
Në Kampin “Film City” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia simbolike e inaugurimit të mburojës dhe ngritjes së flamurit të KFOR-it, në kuadër të përgatitjeve për ndërrimin zyrtar të komandës më 3 tetor 2025.
Ngjarja u zhvillua në sheshin “Sir Michael Jackson”, që mban emrin e komandantit të parë të KFOR-it, dhe shënoi vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Në ceremoni morën pjesë komandanti aktual i KFOR 29, gjeneral major Enrico Barduani, dhe komandanti i ardhshëm i KFOR 30, gjeneral major Ozkan Ulutash, të cilët drejtuan procedurat për kalimin simbolik të përgjegjësive.
Ky moment tradicional ilustron tranzicionin e udhëheqjes brenda misionit të KFOR-it, duke theksuar përkushtimin e komandantit në largim dhe gatishmërinë e pasardhësit për të marrë detyrën./lajmi.net/