Hajrulla Çeku, kandidati që fton për debat, por guxon vetëm në studio që e miraton partia

Kandidati i VV-së për Prishtinë, Hajrulla Çeku nuk do të marr pjesë në debatin e 6 tetorit kundër kandidatëve të partive tjera. Kështu ka lajmëruar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përkundër që Çeku ditë më parë i kishte kërkuar kandidatit të LDK-së, Përparim Rama që të zgjedh datën e studion për debat, transmeton lajmi.net. Debati…

Lajme

02/10/2025 21:20

Kandidati i VV-së për Prishtinë, Hajrulla Çeku nuk do të marr pjesë në debatin e 6 tetorit kundër kandidatëve të partive tjera.

Kështu ka lajmëruar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përkundër që Çeku ditë më parë i kishte kërkuar kandidatit të LDK-së, Përparim Rama që të zgjedh datën e studion për debat, transmeton lajmi.net.

Debati i 6 tetorit do të mbahet në studion e emisionit “Rubikon” që transmetohet në Klan Kosova.

E, VV po e shet si arysetim se nuk shkon në debatet që mbahen në studiot e Klan Kosovës.

Kjo na sjell tek disa çështje: A po vendos partia për Çekun? A do të i ketë duart e lira për qeverisje nëse fiton në Prishtinë për të vendosur apo përsëri partia do të vendos për të?

Ditë më parë, kandidati i VV-së i kërkonte Përparim Ramës të caktonte datën e studion për debat, por tash duket se është penduar dhe po e dëgjon partinë e tij.

Çeku nuk ka dal ende me ndonjë reagim sa i përket debatit të 6 tetorit, në emër të tij duket se po flet Manxhuka, i cili ka bërë dy postime për këtë punë.

Postimi i parë:

“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk merr pjesë në debatet e TV Klan Kosova. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen në TV Dukagjini në 2 debate, në KTV, në Kanal 10, ATV si dhe në Radiotelevizionin publik. Çdo njoftim tjetër është spekulim.”

Postimi i dytë:

“Para debateve në Debat Plus dhe Rubikon, kanë qenë debatet në Debat Përnime me Jeta Xharrën dhe në Politico me Kushtrim Sadikun. Por për ikjen e Përparim Ramës, satelitët mediatikë nuk raportuan asokohe. Mundësia e radhës është e qartë të cilën e kanë konfirmuar paraprakisht të tre kandidatët. Aty e keni mundësinë për ballafaqim, si dhe më tej në debatet e tjera”./lajmi.net/