Trump: Do të jetë një fund shumë i trishtë nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen e paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish në lidhje marrëveshjen për Gazën. Ai u shpreh se nëse Hamasi e refuzon këtë marrëveshje, atëherë sipas tij, do të jetë një fund i trishtë, raporton BBC. “Nëse Hamasi nuk e nënshkruan marrëveshjen do të jetë një fund shumë i trishtë”, është shprehur Trump. “Me Hamasin, është shumë…

Bota

30/09/2025 15:53

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish në lidhje marrëveshjen për Gazën.

Ai u shpreh se nëse Hamasi e refuzon këtë marrëveshje, atëherë sipas tij, do të jetë një fund i trishtë, raporton BBC.

“Nëse Hamasi nuk e nënshkruan marrëveshjen do të jetë një fund shumë i trishtë”, është shprehur Trump.

“Me Hamasin, është shumë e thjeshtë Ne duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë”, ka shtuar tutje ai.