​Rriten pensionet në Shqipëri, përfitojnë mbi 700 mijë të moshuar

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5 për qind. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721 mijë e 398 pensionistë. Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga…

Lajme

30/09/2025 11:39

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5 për qind. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721 mijë e 398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor, shkruan TCh.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë ose 11 milionë 775 mijë euro të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.