Çitaku: Kurti ka rrënuar aleancat me partnerët ndërkombëtarë dhe ka përçarë shqiptarët në rajon

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për rrënim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë. Ajo ka thënë se Kosova tash e disa vite është nën sanksionet e Bashkimit Evropian. “Për më tepër, ne kemi edhe raporte të ftohta me Shqipërinë, kemi…

Lajme

29/09/2025 17:42

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për rrënim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë.

Ajo ka thënë se Kosova tash e disa vite është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Për më tepër, ne kemi edhe raporte të ftohta me Shqipërinë, kemi raporte të cenuara me shqiptarët në rajon. Z. Kurti ka luajtur një rol përçarës me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi”.

”Pra, është një personalitet destruktiv i cili me një lehtësi të padurueshme ka rrënuar aleancat të cilat janë krijuar me shumë mund. Më keq se kaq nuk mund të bëhet. Çfarë po pritni që duhet të ndodhë?”, ka thënë ajo në dukagjin.