I mitur në gjendje kritike pas përleshjes në Istog, dërgohet në sallën operacionit në QKUK

Sot, si pasojë e një përleshje në Istog, një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësor, lajmi.net ka kontaktuar me drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla. Ai ka treguar se pacienti është në gjendje të rëndë dhe është…

Lajme

21/05/2026 18:44

Sot, si pasojë e një përleshje në Istog, një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësor, lajmi.net ka kontaktuar me drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.

Ai ka treguar se pacienti është në gjendje të rëndë dhe është transferuar në sallën e operacionit.

“Një pacient i sjellur nga spitali i Pejës, me plagë therëse, gjendje e rëndë dhe jo stabile, pacienti i lidhur në aparat respirator i intubuar, në QE jonë kryer ekzaminimët e nevojshme, pacienti është transferuar në sallën operative të QE dhe është duke u intervenuar nga ekipet e Klinikës Torakale, Klinikës Abdominale, ORL dhe anestezionit, poli traumë e rëndë dhe gjendje e rëndë, pas intervenimit do të transferohet në MIQ për trajtim të me tutjeshëm”, deklaroi Syla.