Rama kritikon ashpër qeverisjen e Kurtit: Për ta ku nuk është VV nuk ka Kosovë, nuk ka shqiptari
Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtin dhe partinë që udhëheq ai. Rama i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se, VV’së i pengon që Rama s’është pjesë e partisë së tyre, dhe se kjo parti e ka blloku secilin projekt që ai e ka shtyrë përpara. ‘’Këtyne iu pengon…
Lajme
Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtin dhe partinë që udhëheq ai.
Rama i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se, VV’së i pengon që Rama s’është pjesë e partisë së tyre, dhe se kjo parti e ka blloku secilin projekt që ai e ka shtyrë përpara.
‘’Këtyne iu pengon që unë s’qenkam pjesë e partisë së tyre, sepse këta nuk e marrin që Kosova ekziston përtej kësaj partie, pra kur nuk është VV nuk ka Kosovë, nuk ka shqiptari. Edhe për këtë arsye edhe me secilin projekt që ne e kemi shtyrë përpara, këta janë dalë edhe e kanë blloku’’, ka shtuar Rama.