Shpërthen një bombolë gazi në Gjakovë , policia jep detaje nga rasti
Një bombolë gazi ka shpërthyer në një shtëpi banimi në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme materiale. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj deklaroi se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve të vogla materiale në kuzhinë aty ku edhe ka ndodhur shpërthimi. “Rreth orës 10:40,…

Lajme
Një bombolë gazi ka shpërthyer në një shtëpi banimi në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme materiale.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj deklaroi se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve të vogla materiale në kuzhinë aty ku edhe ka ndodhur shpërthimi.
“Rreth orës 10:40, në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’ në Gjakovë, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi, i shkaktuar nga një bombol gazi. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç disa dëmeve të vogla në kuzhinën e shtëpisë, pasoja në njerëz nuk ka pasur”, ka thënë Elezaj.
Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët e kanë neutralizuar zjarrin pa përhapje në pjesë të tjera të shtëpisë.
Në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar hetimet përkatëse./Lajmi.net/