Tahiri: Kurti, kërkoi lëmosh politike në Amerikë – Mashtrimi i tij kalon veç te VV’ja

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pas vizitës së tij në SHBA, duke e akuzuar për mashtrim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për bllokimin institucional në Kosovë. Sipas Tahirit, Kurti u përpoq t’u shpjegonte amerikanëve arsyet e pezullimit të dialogut strategjik, pa përmendur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkeljet kushtetuese me…

Lajme

28/09/2025 20:01

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti pas vizitës së tij në SHBA, duke e akuzuar për mashtrim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për bllokimin institucional në Kosovë.

Sipas Tahirit, Kurti u përpoq t’u shpjegonte amerikanëve arsyet e pezullimit të dialogut strategjik, pa përmendur sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe shkeljet kushtetuese me konstituimin e Kuvendit.

Ajo shtoi se kërkesa e Kurtit për një mandat të dytë para SHBA-së, pa e artikuluar këtë në Kosovë, është shenjë e një politike mashtruese që, sipas saj, nuk kalon as në Uashington, e as te opozita në vend.