Behrami: Më në fund me gojë të vet, Kurti e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar
“Faleminderit që për herë të parë u bë i sinqertë! Më në fund me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!”- shkroi ndër të tjera deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një reagim ndaj komenteve të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me Shtetet e Bashkuara. Behrami e akuzoi Kurtin për…

Lajme
“Faleminderit që për herë të parë u bë i sinqertë! Më në fund me gojë të vet e pranoi se është një antiamerikan i përbetuar!”- shkroi ndër të tjera deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një reagim ndaj komenteve të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me Shtetet e Bashkuara.
Behrami e akuzoi Kurtin për “anti-amerikanizëm të hapur” dhe tha se retorika e Kurtit rrezikon raportet strategjike të Kosovës.
Sipas Behramit, është “skandaloze” të thuhet se Shtetet e Bashkuara janë kundër sovranitetit dhe demokracisë në Kosovë, ndërsa kujtoi kontributin shumëvjeçar të Uashingtonit në ngritjen e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Duke folur për pasojat politike, deputeti i PDK-së e cilëson Kurtin “pengesën kryesore” për Kosovën në këtë moment, duke argumentuar se interesat amerikane dhe ato të Kosovës “nuk kanë qenë kurrë në kundërshtim”, ndërsa qasja aktuale e Kurtit, sipas tij, i shërben veçse agjendës së përçarjes.