Policia në Ferizaj sekuestron 6 kamionë me dru

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitë policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë realizuar sot një aksion kontrollues në fshatin Dardani. Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë ndaluar gjashtë automjete transportuese (kamionë) me targa vendore, të cilat transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. “Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar,…

Lajme

28/09/2025 17:59

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitë policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë realizuar sot një aksion kontrollues në fshatin Dardani.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë ndaluar gjashtë automjete transportuese (kamionë) me targa vendore, të cilat transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

“Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Tutje Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë duke raportuar rastet e dyshimta.