Hajrullah Çeku i kërkon debat Përparim Ramës pa kandidatët tjerë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, i ka bërë thirrje publike Përparim Ramës për një debat ballë për ballë, pa praninë e kandidatëve të tjerë. Në një postim në Facebook, Çeku ka theksuar se një debat i tillë është i nevojshëm për të sqaruar të vërtetën para qytetarëve të kryeqytetit, veçanërisht…

Lajme

27/09/2025 12:42

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, i ka bërë thirrje publike Përparim Ramës për një debat ballë për ballë, pa praninë e kandidatëve të tjerë.

Në një postim në Facebook, Çeku ka theksuar se një debat i tillë është i nevojshëm për të sqaruar të vërtetën para qytetarëve të kryeqytetit, veçanërisht pas akuzave që Rama ka bërë ndaj tij për bllokim të projekteve gjatë mandatit të kaluar.

“Jam i sigurt që e ke kuptuar fort mirë ftesën time. Është mirë të mos fshihesh pas kandidatëve të tjerë. Unë të ftova për debat ku jemi vetëm ne të dy, si dhe moderatori. Ke qeverisë katër vjet me Prishtinën, më ke akuzuar për bllokadë. Ky është momenti i së vërtetës,” ka shkruar Çeku.

Ai i ka bërë thirrje Ramës që ta caktojë vetë ditën dhe studion, duke garantuar pjesëmarrjen e tij.

“Këtë ia kemi borxh qytetarëve të Prishtinës. Të lutem edhe një herë, caktoje ditën, zgjedhe studion, aty do të jem,” përfundon postimi i tij.

VIDEO