Pamje dramatike: Momenti i ballafaqimit të Njësive Speciale me grupin terrorist në Banjskë
Një nga momentet më të tensionuara dhe të rrezikshme të sigurisë në Kosovën e pasluftës u shënua më 24 shtator 2023, kur njësitë speciale të Policisë së Kosovës u përballën me një grup të armatosur terrorist në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit. Ngjarja filloi në orët e hershme të mëngjesit, kur një patrullë policore…

Lajme
Një nga momentet më të tensionuara dhe të rrezikshme të sigurisë në Kosovën e pasluftës u shënua më 24 shtator 2023, kur njësitë speciale të Policisë së Kosovës u përballën me një grup të armatosur terrorist në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Ngjarja filloi në orët e hershme të mëngjesit, kur një patrullë policore ra në pritë nga persona të armatosur rëndë, të cilët ishin pozicionuar në mënyrë të organizuar në një manastir të zonës.
Nga sulmi fillestar mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.
Ky akt u konsiderua menjëherë si një sulm terrorist dhe një kërcënim serioz për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Mediumi teve1 ka publikuar pamje nga ballafaqimi i njësive speciale me grupin terrorist.