Numri 2 i Qeverisë së Britanisë së Madhe takohet me Vuçiqin: Diskutuam për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Zv.kryeministri britanik, David Lammy, gjatë një takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Lammy u shpreh se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës, duke nënvizuar përpjekjet e përbashkëta për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të…

Bota

26/09/2025 14:07

Zv.kryeministri britanik, David Lammy, gjatë një takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Lammy u shpreh se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës, duke nënvizuar përpjekjet e përbashkëta për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, transmeton lajmi.net

Kjo u bë para Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet muajin e ardhshëm në Britaninë e Madhe, ku do të mblidhen udhëheqësit rajonalë dhe partnerët evropianë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin në rajon.

Në fjalën e tij në Twitter, zv.kryeministri Lammy shkroi:

“Duke folur me Presidentin serb @avucic diskutuam për mbrojtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Para Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Britania e Madhe muajin e ardhshëm, theksova angazhimin tonë për të punuar së bashku me partnerët nëpër Evropë për të nxitur bashkëpunimin rajonal”./lajmi.net/