Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth do të mbledhë qindra gjeneralë, admiralë dhe oficerë të tjerë nga e gjithë bota në Virxhinia javën e ardhshme, shkruan Washington Post, për një takim për të cilin “as gjeneralët e lartë dhe shtabet e tyre nuk e dinë arsyen”. Takimi, në të cilin janë ftuar edhe udhëheqësit e të…

Bota
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth do të mbledhë qindra gjeneralë, admiralë dhe oficerë të tjerë nga e gjithë bota në Virxhinia javën e ardhshme, shkruan Washington Post, për një takim për të cilin “as gjeneralët e lartë dhe shtabet e tyre nuk e dinë arsyen”.
Takimi, në të cilin janë ftuar edhe udhëheqësit e të gjitha komandave amerikane – në Evropë, Lindjen e Mesme, Azi-Paqësor, ka ngritur disa shqetësime për sigurinë dhe largimin e udhëheqësve ushtarakë nga zonat e krizës. Takimi do të mbahet në bazën e Marinës në Quantico javën e ardhshme. Një zëdhënës i Pentagonit konfirmoi takimin, por nuk dha asnjë detaj ose shpjegim, transmeton RTSH.
Sipas Washington Post, kjo është diçka krejtësisht e pazakontë që po shkakton “konfuzion dhe alarm”, duke pasur parasysh se disa udhëheqës të forcave të armatosura tashmë janë shkarkuar këtë vit.
Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re të mbrojtjes kombëtare që është riemëruar “Departamenti i Luftës”. Pritshmëria është që “siguria dhe mbrojtja e brendshme” do të bëhet prioritet i forcave.