Trump kërkesë Erdoganit: Ndalo blerjen e naftës ruse

Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”. Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”. Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e…

Bota

25/09/2025 20:49

Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”.

Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”.

Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump, transmeton a2cnn.

Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë “të turpshme”, duke i cilësuar si “vrasje të panevojshme”.

“Putini duhet të ndalet,” tha Trump më tej.