Aksident trafiku në Kaçanik, vdes një person

Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut. Në aksident të përfshira ishin dy vetura në lëvizje, e si për pasojë njëri nga drejtuesit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar derisa po trajtohej në QKUK,…

Lajme

24/09/2025 08:40

Një person ka humbur jetën si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut.

Në aksident të përfshira ishin dy vetura në lëvizje, e si për pasojë njëri nga drejtuesit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar derisa po trajtohej në QKUK, ka ndërruar jetë.

Fsh. Begrace, Kaçanik 23.09.2025-15:05. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve./Lajmi.net/