Ramadani i VV-së iu shet mend partive tjera: Nuk fitohet vota me sharje o vëllezër opozitarë!

Ish-deputeti i VV-së, Valon Ramadani i ka çuditur të gjithë me postimin e fundit. Ai është ankuar se ish-opozita po shanë dhe fyen në postime dhe video, transmeton lajmi.net. Ramadani ju ka treguar ish-partive tjera se votat nuk fitohen duke sharë. Postimi i plotë: Në këto ditët e fundit po vërej një angazhim të tepruar…

Lajme

07/05/2026 16:42

Ish-deputeti i VV-së, Valon Ramadani i ka çuditur të gjithë me postimin e fundit.

Ai është ankuar se ish-opozita po shanë dhe fyen në postime dhe video, transmeton lajmi.net.

Ramadani ju ka treguar ish-partive tjera se votat nuk fitohen duke sharë.

Postimi i plotë:

Në këto ditët e fundit po vërej një angazhim të tepruar të komentuesve opozitarë me sharje dhe ofendime në videot dhe statuset që nxjerrim.
Nuk fitohet vota me sharje o vëllezer opozitarë!
7 qershor është shumë afër.
Çka mendoni ju miq, a është në rregull që humbësi të mos merret me veten por vetëm të shajë fituesin?/lajmi.net/