Këshilltari i Osmanit i përgjigjet Marko Gjuriqit: Po mohon kontributin e Trump, FAKE NEWS është gjithçka që bëni

Rinor Nuhiu, këshilltar i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i ka reaguar Marko Gjuriqit, ambasadorit të Serbisë në SHBA. Kjo pasi Gjuriq shkroi në “X”, pas intervistës së Vjosa Osmani e dha në “Fox Neës”, ku siç propagandoi Gjuriq “Osmani shpërndau gënjeshtra”. Këshliltair i Osmanit i është përgjigjur Gjuriqit duke i thënë se “po përpiqet…

Lajme

23/09/2025 21:07

Rinor Nuhiu, këshilltar i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i ka reaguar Marko Gjuriqit, ambasadorit të Serbisë në SHBA.

Kjo pasi Gjuriq shkroi në “X”, pas intervistës së Vjosa Osmani e dha në “Fox Neës”, ku siç propagandoi Gjuriq “Osmani shpërndau gënjeshtra”.

Këshliltair i Osmanit i është përgjigjur Gjuriqit duke i thënë se “po përpiqet të mohosh kontributin e presidentit Donald Trump”.

“Marko Gjuriq, ti vazhdon të shpifësh sepse e vërteta të djeg. Po përpiqesh të mohosh kontributin e @POTUS Trump, i cili sot në OKB foli me krenari për punën e tij për paqen gjatë shtatë muajve të fundit, përfshirë edhe në raportet Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.

“Por pse të habitemi? FAKE NEWS është gjithçka që ju bëni”, ka thënë ai.