Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA, bëhet i pari ndërkombëtar që fitoi çmimin “IMO Ironman Award”

Nëntoger Çlirim Gërguri  ka përfunduar me sukses kursin bazë të inxhinierisë për Oficer (EBLOC). Për këtë sukses të tij, FSK ka thënë se ai është bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e (EBLOC) që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, dhe fitoi çmimin “IMO Ironman Award”, duke u dalluar në udhëheqjen…

Lajme

22/09/2025 15:16

Nëntoger Çlirim Gërguri  ka përfunduar me sukses kursin bazë të inxhinierisë për Oficer (EBLOC).

Për këtë sukses të tij, FSK ka thënë se ai është bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e (EBLOC) që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, dhe fitoi çmimin “IMO Ironman Award”, duke u dalluar në udhëheqjen dhe menaxhimin e detyrave, stërvitjeve fushore, arritjen e rezultateve të shkëlqyera në qitje dhe fushën akademike.

“Përfundimi i suksesshëm i Kursit Bazë të Inxhinierisë përben një arritje të rëndësishme individuale dhe institucionale. Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, ka njoftuar FSK përmes një postimi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: