BE uron Ramën dhe ministrat: Punojmë për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përcjellë urimet për Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar me rastin e marrjes së detyrës. Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së thekson se me zbatimin e reformave të nevojshme, Shqipëria ka mundësi reale të arrijë objektivin e mbylljes së…

Lajme
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përcjellë urimet për Kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e rinj të kabinetit qeveritar me rastin e marrjes së detyrës.
Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, delegacioni i BE-së thekson se me zbatimin e reformave të nevojshme, Shqipëria ka mundësi reale të arrijë objektivin e mbylljes së negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
“Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”, shprehet Delegacioni i BE-së në Tiranë.
“Në pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, nënvizoi delegacioni i BE-së në Tiranë.