Bie nga lartësia e një ndërtese një person në Istog, humb jetën

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Istog. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e…

Lajme

21/09/2025 11:18

Një person ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Istog.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Istog, një person ka rënë nga një objekt banesor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova.