Aksident në Prishtinë, një i lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime si pasojë e përplasjes.…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime si pasojë e përplasjes.
“Sot rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./lajmi.net/