Rohde i reagon Srpska’s: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën patronazhin e Asociacionit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një deklarate ka demantuar Listën Srpska e cila dje pretendoi se “integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo ndonjë marrëveshjeje”. “Dua të theksoj se kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Rohde. “Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshinte gjashtë…

Lajme
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një deklarate ka demantuar Listën Srpska e cila dje pretendoi se “integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo ndonjë marrëveshjeje”.
“Dua të theksoj se kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Rohde.
“Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshinte gjashtë pika që lidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa marrëveshja e fundit e Ohrit mbi udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 përcakton qartë integrimin e institucioneve të lartpërmendura në sistemin institucional të Kosovës nën patronazhin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.
Rohde tha se interpretime të tilla të paqarta të dokumenteve ndërkombëtare detyruese rrisin gjithashtu tensionet në një kohë tashmë të ndjeshme përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
“Prandaj, do t’u bëja thirrje të gjithëve të përmbahen nga bërja e deklaratave të tilla arbitrare, dhe mund të thuhet me qëllime të këqija, që mund të dëmtojnë proceset demokratike, siç janë zgjedhjet e ardhshme”.
Regarding yesterday’s statement from Srpska List (SL) that integration of education and health institutions was never part of negotiations or any agreements, I would like to make the following statement:
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) September 19, 2025 at 3:27 PM