Deklarimi në Doganë, Mozzik: Dhashë deklaratë për orën, arrestimi nuk ka ndodhur – borxhi ndaj ATK është i pavërtetë

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është deklaruar sot në Doganën e Kosovës lidhur me dy ora luksoze. Kështu ka njoftuar edhe vet ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku Mozzik ka thënë se raportimi për arrestimin e tij nuk ka qenë i vërtetë,…

ShowBiz

17/09/2025 15:29

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është deklaruar sot në Doganën e Kosovës lidhur me dy ora luksoze.

Kështu ka njoftuar edhe vet ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku Mozzik ka thënë se raportimi për arrestimin e tij nuk ka qenë i vërtetë, ndryshe Mozzik vetëm është deklaruar në Doganë lidhur me pasurinë dhe orët.

Reagimi i plotë:

Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille në airoportin e Prishtinës.

Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje.

Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.

Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte.

Ju dua edhe juve qe po shkruani keq !

Sinqerisht Gramoz Aliu (Mozzik). /Lajmi.net/