Haradinaj: Amerika ka mund t’i shohë të gjitha, ka pasur satelitët lart – çdo lëvizje e jona dhe e Serbisë është parë
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ish-ndihmëssekretarit amerikan James Rubin, i cili tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë e përfshirë në krime dhe vrasje, siç po akuzohen ish-krerët e saj në Gjykatën Speciale. Haradinaj në klan Kosova tha se Shtetet e Bashkuara të…

Lajme
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e ish-ndihmëssekretarit amerikan James Rubin, i cili tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë e përfshirë në krime dhe vrasje, siç po akuzohen ish-krerët e saj në Gjykatën Speciale.
Haradinaj në klan Kosova tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë plotësisht të vetëdijshme për veprimtarinë e UÇK-së dhe e kanë ndihmuar atë, pasi kanë ditur që ajo po bënte një luftë të drejtë për çlirimin e vendit nga forcat serbe.
“Na ka ndihmuar një shtet që na ka përcjellur, neve, Serbinë, forcat tona dhe të tyre, popullatën dhe krimet. Amerika ka pasur mundësi t’i shohë të gjitha, ka pasur satelitët lart, çdo lëvizje e jona dhe e Serbisë është parë. Ne kemi qenë nën monitorim dhe kemi marrë miratimin se jemi çlirimtarë të mirëfilltë dhe dëshironim vetëm çlirimin e vendit tonë. Prandaj na ka ndihmuar Amerika, nuk janë naivë që na kanë ndihmuar”, tha Haradinaj.