Pas lajmeve për shëndetin, Netanyahu poston video nga palestra duke u stërvitur
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett në lidhje me moshën dhe shëndetin e tij me një video nga palestra. Netanyahu postoi një video duke u stërvitur, përmes së cilës iu drejtua me një mesazh të rinjve, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe kujdesit shëndetësor. Në të njëjtën kohë, ai…
Bota
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj deklaratave të ish-kryeministrit Naftali Bennett në lidhje me moshën dhe shëndetin e tij me një video nga palestra.
Netanyahu postoi një video duke u stërvitur, përmes së cilës iu drejtua me një mesazh të rinjve, duke theksuar rëndësinë e ushtrimeve fizike dhe kujdesit shëndetësor.
Në të njëjtën kohë, ai zbuloi edhe zakonet e tij të të ngrënit pas stërvitjes, duke treguar se çfarë zgjedh të konsumojë pas ushtrimeve.
Disa ditë më parë, kryeministri izraelit njoftoi se i ishte nënshtruar trajtimit për një tumor malinj të prostatës.
Sipas mediave vendave shëndeti i kryeministrit 76-vjeçar izraelit është i mirë, teksa të gjitha analizat e gjakut dhe testet e aftësisë fizike rezultuan brenda kufijve normalë.
Ai tha se nuk e kishte ndarë me qytetarët gjendjen e tij shëndetësore që të parandalonte, sipas tij, përdorimin e informacionit për qëllime propagande nga Irani.
“Dua të ndaj me ju tre gjëra: Së pari, falë Zotit, jam i shëndetshëm. Së dyti, jam në gjendje të shkëlqyer fizike. Së treti, kisha një problem të vogël mjekësor në prostatë, i cili u trajtua plotësisht”, tha ai.
Siç shpjegoi ai, gjatë një kontrolli të planifikuar pas operacionit në dhjetor 2024, mjekët zbuluan një lezion të vogël, më pak se një centimetër, i cili u diagnostikua si një tumor malinj në një fazë shumë të hershme, pa metastaza.
Edhe pse fillimisht iu ofrua mundësia e monitorimit pa ndërhyrje të menjëhershme, kryeministri izraelit zgjodhi të vazhdonte me trajtimin. “Kur informohem në kohë për një rrezik të mundshëm, zgjedh ta trajtoj menjëherë. Kjo është e vërtetë si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë personal”, tha ai.