Rubin flet për takimin me Krasniqin: Ishte moment i dhimbshëm- na kërkoi gjëra që s’ishim përgatitur, siç ishin forcat tokësore

Pas një pauze të drekës në Speciale, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë. Me këtë rast avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra ka vazhduar t’i parashtroj pyetje ames Rubin-it. Ndër të tjerash avokatja theksoi disa kërkesa kyçe që…

Lajme

15/09/2025 15:38

Pas një pauze të drekës në Speciale, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është i pari që hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë.

Me këtë rast avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra ka vazhduar t’i parashtroj pyetje ames Rubin-it.

Ndër të tjerash avokatja theksoi disa kërkesa kyçe që Krasniqi thuhej t’i kishte bërë asokohe e që lidheshin me kërkesat për trupat tokësore dhe që të armatosej UÇK-ja si nevojë mbrojtëse për të mbrojtur civilët nga krimet serbe.

“Kam një ndërhyrje të shkurtër në emër të Shteteve të Bashkuara. Sië e keni parë me siguri dëshminë sot në mëngjes. Ne synojmë që të mos ndërhyjmë këtu, prania jonë të mos ndërpres seancës përveç kur është e nevojshme. Ne e bëjnë këtë vetëm përmes dokumenteve të cilat ka përdorur edhe z.Rubin, e që janë deklasifikuar. Ne donim të jepnim një vërejtje të shkurtër sa i përket Rubin dhe kërkesës që i është bërë  për burime më konkrete dhe informime të brendshe të SHBA-së, e sidomos e ato të inteligjencës”.

“Unë vërejta këtu që nuk ma kanë përmendur emrin si pjesëmarrës në takim, nuk do të thotë se s’kam marrë pjesë. Më kujtohet takimi me z.Krasniqi në Bruksel asokohe ishte moment shumë i dhimbshëm sepse s’e dinim se si do përfundonte lufta. Ai na kërkonte gjëra për të cilat s’ishim përgatitur, siç ishte dërgim i forcave tokësore. Pra ishte një moment shumë i ndjeshëm”,tha Rubin.

Rubin theksoi se po e kuptuan se po i transmetonte formalisht kërkesat e udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, pra SHBA-ve.

Shqetësimi i tij dhe vuajtja më e madhe sipas Rubin ishte gjendja e rëndë humanitare e njerëzve në Kosovë.

“Përgjigja është absolutisht që po kështu është dhe edhe ne kishim të njëjtin shqetësim dhe menduam se mënyra më e mirë për t’i shpëtuar këta njerëz ishte të mposhtnim Millosheviqin dhe kjo ndodhi pas disa jave. Por Krasniqin ishte i shqetësuar asokohe dhe ishte e kuptueshme”,tha Rubin, transmeton lajmi.net.

“Shqetësimi kryesor ishte kërkesa për ndërhyrje të SHBA-së apo mbështetje të UÇK-së për të ndaluar spastrimin etnik nga Millosheviqi. Dhe ky moment i ndjeshëm ishte se si të mposhtim Millosheviqin, pra kishte njerëz që ne donim të ndërhynim nga ajri e nga toka sepse ishte temë e ndjeshme pasi s’ishim përgatitur për një gjë të tillë- pra ndërhyrjen tokësore. Theksuam se nëse SHBA-të dërgonin trupa tokësore, lufta mund të mbaronte më herët, më shpejtë. Ne s’do të mundim t’i përgjigjeshim kësaj kërkese, pasi e dinim se ishte thënë të mos dërgoheshin një herë trupa tokësore”,shtoi ai.

“Ne në përgjithësi kemi vën veten në vendin e tij dhe po të ishim ashtu besoj se do kishim kërkuar njësoj”,theksoi Rubin./Lajmi.net/